Kombet e zhvilluara në planin afatgjatë, qoft në
drejtim të politikës, ekonomisë dhe
yhvillimit intelektual, para së gjithash kan bërë hapa për tejkalimin e svidave
sociale dhe jetësore, dhe pastaj kan vendosur standardet e tjera si shoqëri të
zhvilluara, pra si shtete me një kapacitet që kan sot.
Për tu bashkuar një komb dhe së bashku pra një
tërsi teritorijale, nuk është i nevoitshëm vetëm vullneti dhe dëshira e
individve dhe grupacioneve që ja duan të mirën kombit, por edhe gadishmërija
për tu unisuar në veprimet kategorike të ati populli që do të shëndrrohet në
një tërsi kombëtare.
Si do ta bashkoni ju një popull nëse aty mungon
gadishmërija për të qen sovran, populizmi i pamasë me pasoja diletante ku
shëndrrohet masandej në krim, zhvillimi i proqeseve politike të shtrëmbuara dhe
disëharmonija mes politikanve të njësive që duhet të bashkohen, mos
solidariteti dhe grupimi partiak në dëm të ati gjithkombëtarë, dhe humaniteti
nga e para se ai është themeli i një bashkimi të mundshëm kombëtarë.
Në qoftëse e marim situatën momentale në të cilën
ndodhet popullsija e kombit tonë, do shikojmë se as që për së afërmi nuk
plotësohen kriteret për një bashkim kombëtare.
PSE?
Që ta bashkosh një tërsi aq të madhe e cila ka
jetuar në shtete të kundërta me vizione dhe ideoliogji të kundërta dhe të
vjetruara, duhet të përputhish mal me mal që nuk është e mundur në asnjë mënyrë.
Pse del ky konstatim kështu?! Sepse pjesa humane
dhe solidare ka vdekur pothuajse.
Ja ta marim shembull fenomenin ekonomikosocial,
ose një fenomen tepër trishtues që po ndodh në Shqipërinë Londineze, ligji i
kanunit që është një vepër e vjetruar dhe amodofile i cili na kthen në
shekullin e
18 si komb, duke parsyeshëm merren jetrat e njerzve të pafajshëm, dhe
ligjshmërija e këti shteti është e vdekur në këtë rast. Si do e bindish ti një
Shqiptar nga Maqedonija të bashkjetojë me ndonjë që është në hasmeri të kotë në
një shtet. Ose, si do e sqarosh situatën ekonomikosociale që mbretëron në të
gjitha pothuajse teritoret të banuara me Shqiptarë, kur brenda natës ngrihen
Kapitalista të rinjë me para të pista që merren nga shoqërija dhe populli, dhe
si do ia sqarosh ndonjë të huaji kur i dinë të gjith këto dobësi, se ke
qëllimin të bësh bashkimin e kombit, se ata nuk pin Naftë, po Ujë si ne, se na
kan lexuar mirë.
Ose, si do e sqarosh diplomacin tonë e cila ka
1000 kahje, dhe kush si don ashtu vepron pa asnjë strategjij shtetformuese, kur
disa janë me lindjen, disa me fqinjt, disa me Perendimin, dhe është bërë aty
një përshesh që qeni të zotin se merr vesht.
Ideologjija si ide për bashkim nuk vjen nga sot.
Ajo është prezente qysh moti në komb, por strategjija kur vjen të ndërtohet,
aty bie ideja në ujë, se në shprehje vinë interesat individuale dhe grupore
para atyre të kombit. Dhe aty humb ngjyrën humanizmi menjëherë, dhe shëndrrohet
në një pazar interesash individuale e gjith ideologjija kombëtare.
Ne kemi rastin e freskët me fondet Atdheu thëret e
shum të tjera ku njerzit jepnin nga kafshata e vet që të ndryshojnë punët, por
nuk ndryshuan. Nga ato fonde dikush u fajdos shum dhe bënë pasuri të majme
njerzit. Se sa i përket humanitetit, populli si popull dha dhe aq sa nuk
kishte.
Tani, vjen në pytetje po pse u shterua kjo?! U
shterua se këtu në Perendim dëgjohen shum rrëfime se si disa kan vjedhur paratë
e grumbulluara të mërgimtarve dhe janë bërë bosa, dhe sot po ju drejtove dikujt
në perendim për ndihme, i var turit dhe hunda sa po i bie, se sdo as të të
shikojë e jo të të hspreh humanizëm. Njeryit dhe kan të drejtë se
sahanlëpirësit janë si ato shmgat dhe kur ngjiten nuk ndahen nga mishi deri sa
sta thithin dhe pikën e fundit të gjakut.
E, lexues të dashur, me të këtilla vese nuk bëhet
bashkimi, po smë bind kush jo.
Më kujtohet i ndjeri Thoma Kacorri, Rilindasi ynë
i fundit që jetonte në Sofje të Bullgarisë, një fjalë e çmushme e tijë që më ka
mbetur në kujtesë. “Shqiptarët dinë të jenë human dhe solidarë, por dhe i
vjedhin paratë e tubuara. Andaj duhet një dorë e fortë aty që të kontrollohet e
gjith ajo pasuri masandej”.
Ishin këto fjalë të një burri të qënë dhe të madh
që vërtetë u dëshmua më vonë se u vodhën paratë që kishin qëllime humane, dhe u
pasuruan disa mjaft dhe u shëndrruan në një klan që sot çan kokën një komb i
tërë.
Humanizmi si pragmë është prezent në shoqëritë
ballkanase, por si qasje juridike aspak. Bile edhe shoqatat dhe organizatat që
bëjnë shërbime humanitare janë të distancuara dhe nuk e kryejnë më at detyrë
humane, dhe andaj shoqëritë shqiptare qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, a
Lugine të Preshevës, ku jetojne Shqiptarët, janë situatat ashtu si janë. Dhe,
nëse kthehen gjith ato emigrant që janë jasht vendit, e dini se çdo ndodhi
atje?!! Tmerr i paparë do jet ajo, kasaphanë.
Unioni Evropjan kërkon që të vej vizat për shtetet
shqiptare, por harron se nuk lejon që Shqiptarët ta zgjidhin problemin e vet pa
ndërhyrjen e tyre. Ajo, kërkon shum dhe jep pak. Konglomerat që na ka dëmtuar
shum, dhe akoma po na dëmton.
Nëse do zgjidheshte çështja e shtetsisë shqiptare si
tërsi teritorijale dhe kombëtare, nuk do kishte asnjë lëvizje të njerzve, as
nga Prendimi e as nga Lindja.
Mbajtja pengë e politikanve që shiten në Evropë
dhe nuk mbështetetn atje ku mund ta gjejnë mbështetjen për një ide dhe projekt
të bashkimit kombëtarë, është vetvrasje dhe anakronike dhe është e kotë të
diskutohet për bashkim kombëtarë pa u shmangur të gjitha këto mëngësi që i
rrinë përpara një bashkimi të mundëshëm të trojeve shqiptare.
No comments:
Post a Comment