Wednesday, June 8, 2011

JEHONA E ZEMRËS SË LËNDUAR

Zemra ime sot është pëplot me vnerë e po qanë,
Pse, do pyesish kur ke Zotin me ty po ndodh kështu,
Oh malit sikur ti thoja çvendosu do ta bënte,
Por lëndimi im është i thellë,
Më të mirin kur e ke në humbje,
A ka gjë që mund ta zavendësojë dhimbjen, mallin dhe kujtimet,
Si e rrit e bëhet burrë e dikush po ta zhduk.

Mallkue i them asaj dite që ndodhi e para herë,
Mallku qoft ai faqezi bashkë me armikun, që i dhan helm për ta mbajt në rrobëri,
E di se Ti nuk e do ktë o Perëndi,
Por zemra ime vuan e vlon për at fëmi,
Që i shkoj kot e bukura rini,
Rinim e ka emrin, po rininë nuk e gëzon,
Sepse helmi që ja dhanë, gjithnjë po e mundon.

No comments:

Post a Comment