Historiku i Verrave të Llukës është i gjërë dhe i hershem, sipas të dhënave historike zanafilla e Kuvendit t Verrave të Llukës është e hershem,mirpo të dhenat faktike-historike datojnë nga viti 1903 për të ardhur me pas te BESLIDHJA E MADHE SHQIPTARE E VERRAVE TË LLUKES me 1910, janë të njohura vendimet e Kuvendit të Beslidhjes Shqiptare te Verrat e Llukes në vitin 1910, tek Verri Binak.
Historiku i Verrave të Llukes vazhdon me 1 maj 1990 ku mbi 500 mijë shqipëtar nga gjitha hapsirat etnike shqiptare u tubuan te Verrat e Llukes për të kulmuar incativa e rinisë kosovare,e pasuar nga intelektualet të prirë nga burrëria dhe urtësia e prof.Anton Qeta dhe prof.Zekrija Cana dhe gjithë shqiptaret e Shqiperis etnike për Pajtimin e Gjaqeve që do të bente bashkimin e Kombit Shqiptar, do ta fuqizonte dhe unifikonte perpjekjet e shqiptarve për liri.
Ky bashkim tejte madhështor i parapriu luftes për Liri dhe Pavarësi, të Ushtris Çlirimtare të Kosoves
" FALË TË QOFTË GJAKU, KOSOVË" ISHTE FJALA E MADHE QË KUMBOU ZËRIN E BURRËRISË
Kjo levizja, ky bashkim, si asnjëher më parë unifkoj Kombin Shqiptar duke i dhënë fund vllavrasjes, duke e shtrirë doren e pajtimit.
Plaku i urtë e burrë i madhë i kësaj toke,Anton Qeta do të thoshte:
"JU LUMTË O BURRA, QOFSHI FAQË BARDHË"
Bashkim ky, të till nuk kishte njohur historia....ishte ky KUVENDI I PAJTIMEVE TË GJAQEVE - KUVENDI I BESLIDHJES SHQIPTARE- KUVENDI I VERRAVE TË LLUKËS në Llukë të Eperm të Deçanit.
Në 10 vjetorin e Pajtimeve të Gjaqeve me 1 maj 2000 te Verrat e Llukes u mbajt tubimi më i madhi i pas luftes, në KOSOVEN E LIRË
Në 20 vjetorin e Pajtimeve të Gjaqeve dhe në 100 vjetorin e Beslidhjes Shqiptare të Verrave të Llukës,me 1 maj 2010 u mbajtë tubim i madhë jubilarë në KOSOVEN SHTETË, DEMOKRATIK DHE TË PAVARUR
SHQIPTARËT NGA TË GJITHA VISET, KUDO QË JENI, TË GJITHË U BËN BASHKË TE VENDI I BESATIMIT TË MADHË, TE VERRAT E LLUKËS, NË LLUKË TË EPERME TË DEÇANIT, 1 MAJ 2010, PËR TË KUJTUAR DHE NDERUAR MADHËSHTIN E KUVENDIT TË PAJTIMIT "VERRAT E LLUKËS" NDËR SHEKUJ.
Me respekt
Hajdar Sutaj
Llukë e Eperme - Deçan
No comments:
Post a Comment