| Partizanët partiakë’ i mësyjnë edhe institucioneve kulturore | 13/04/2011 08:16:07 |
| Fërgim Demiri-INA Partitë opozitare por edhe organizatat jo qeveritare shprehin shqetësimin për faktin se, partitë në pushtet në prag të zgjedhjeve parlamentare po hapin konkurse për punësimin e ushtarëve partiakë. Rasti i fundit i cili ka nxitur edhe reagimin e Shoqatës atdhetare dhe kulturore nga Manastiri”, Kongresi i Bashkimit “ ka të bëjë me zgjedhjen e drejtorit të Muzeut të Alfabetit Shqip më Manastir. “Kongresi i Bashkimit” ka reaguar dhe mohon konkursin për zgjedhjen e drejtorit të Muzeut dhe disa nëpunësve tjerë, ku pritet të punësohen njerëz pa kualifikime adekuate. Sipas tyre, bëhet fjalë për punësime partiake të BDI-së, mënyrë me të cilën kjo parti politike donë të siguroi vota për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ndërkohë, siç mëson korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA në Manastir, zgjedhja e Drejtorit të Muzeut të Alfabetit Shqip sipas konkursit të shpallur në shtypin ditor është bllokuar për shkak se në konkurs është paraqitur dhe një kandidat tjetër me arsimim dhe kualikim adekuat dhe tanipërtani situata është status quo. Ministrja e Kulturës z-nja Kamçevska ka insistuar që kandidati ti plotësojë disa kushte të rëndësishme siç është njohja e tijë me aktivitetet kulturore dhe standardizimi i tij i arsimimit sipërorë sipas nevojave të institucionit, d.m.th. të jetë i branshës së Kulturës. Mësohet se, kandidatin që e propozojnë nga BDI-ja nuk i plotësueka kushtet sepse ka mbaruar Shkollë të Lartë Pedagogjike dhe se nuk ka as një ditë përvojë në rrafshin e Kulturës, kështu që në mesin e Ministreshës dhe propozuesve të kandidatit partiak nga BDI-ja ka dallime dhe mospajtime se kush do jetë drejtor i institucionit të lartpërmendur. Nga ana tjetër, akoma pa u zgjidh ky problem me zgjedhjen e drejtorit, kandidati i propozuar nga BDI-ja ka shpallur konkurs për pranimin e 5 të punësuarve, pa asnjë përvojë pune, dhe me arsimim sipërorë që nuk i përket struktrimit të këti institucioni, sepse në konkurs kërkohen juristë, me Fakultet Pedagogjik dhe dhe vetem një Historian edhe ai pa përvojë pune. Shumica e qytetarëve dhe intelektualëve të Manastirit vlersojnë se kjo është vetëm një lojë parazgjedhore se është vrejtur prezenca e deputetit të zonës Tahir Hani në Hotel-Restorantin “Kapri” në Manastir, dhe më vonë edhe në Hotelin “Ambasador” me ata që i ka planifikuar që ti punësojë në Muzeun e Alfabetit. (INA) | |
Verzion elektronik i gazetës "Bashkimi i Kombit". Do të botohen shkrime të lira dhe në shum gjuhë. Gazeta është subjekt i Shoqatës "Kongresi i Bashkimit"-Manasir.
Tuesday, April 12, 2011
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment