Thursday, April 14, 2011

Gjysmë milion euro për fotografitë e muzeut të VMRO 14/04/2011 20:05:11
 
Qeveria ka ndarë mbi 570 mijë euro për 40 fotografi me skena të revolucionarëve maqedonas për tu vendosur në Muzeun e VMRO-së.

Këto mjete janë ndarë pa asnjë tender publik, ndërsa fotografitë janë punuar nga një grup i artistëve rus, të cilëve i janë paguar mbi gjysmë milion eurot.


Gjithë procesi është organizuar nga ana e Ministrisë së Kulturës, e cila ka siguruar dhe ka ndarë mjetet për artistët dhe fotografët rus. Një nga partitë opozitare maqedonase akuzoi se marrëveshjet me artistët rus janë bërë në mënyrë jotransparente dhe jashtë syve të opinionit.

Projekti i ndërtimit të Muzeut të VMRO-së revolucionare po kushton mbi 10 milion euro dhe se ai është ndërtuar në pjesën afër Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në këtë muze do të vendosen bustet dhe artefakte të tjera për revolucionarët e lëvizjes së VMRO-së maqedonase. (INA

Mërgata shqiptare në Zvicër, mbështetje RDK-së

Mërgimtarë nga të gjitha viset shqiptare në Maqedoni të cilët jetojnë dhe punojnë në kantone të ndryshme anembanë Zvicrës, në Niederveningen Restoran Frohsin mbajtën një tubim ku i dhanë përkrahje të fuqishme subjektit të ri politik shqiptar në Maqedoni të udhëhequr nga Rufi Osmani.
Mesut Asani bashë-koordinator i Këshillit për mbështetje të RDK-së, shprehu kënaqësi të veçantë për këtë takim dhe mbështetjen që duhet dhënë RDK-së, sepse siç u shpreh ai është momenti për ndryshime pozitive.
Bashkë-koordinatori tjetër, Nexhat Mustafa, të pranishmit në këtë takim i njoftoi se faktori politik shqiptar në Maqedoni pasurohet me një subjekt të ri - Rilindjen Demokratike Kombëtare.
“Kjo parti udhëhiqet nga Rufi Osmani, person i dëshmuar se në shpirt ka ndershmëri, seriozitet, devotshmëri, vendosmëri, guxim intelektual dhe është figurë e pastër me moral të lartë kombëtar. Përmes RDK-së, popullit shqiptar në Maqedoni i jepet shans që të ketë më shumë iniciativa, realizim projektesh dhe krijohen kushte që ky popull të shprehë vrullin e madh të ndaluar dhe të shuar deri më tash, si dhe entuziazmin e vet që deri dje ka pësuar vetëm dështime dhe nëpërkëmbje kombëtare”, theksoi Mustafa.
Pjesëmarrësit shprehën gatishmërinë e mërgatës shqiptare për përkrahje gjithnjë më të madhe për të fuqizuar RDK-në përmes vullnetarisht, moralisht dhe materialisht.
Në fund të tubimit, të pranishmit kërkuan që të shtohet vëmendja për organizim sa më të mirë dhe më efikas për të realizuar dhe përmbushur detyrat në kohë të caktuar, si dhe mobilizimin e masës për pjesëmarrje aktive gjatë fushatës zgjedhore.
Tubimi i radhës me mbështetësit, aktivistët dhe simpatizuesit e RDK-së do të mbahet më 17.04.11 (e diel) në orën 13 në Klubin Shqiptar "Vardari" në Regensdorf (EIchWat). (INA)

Rufi Osmani kërkon marrëveshje të re 14/04/2011 14:04:23

Lideri i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani deklaroi se në Maqedoni duhet edhe një herë të shqyrtohet marrëveshja në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, e cila ishte rregulluar nëpërmes Marrëveshjes së Ohrit.
“Jemi dëshmitarë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka arritur objektivat e asaj për çka propagandohej si nga faktori i brendshëm ashtu dhe nga ai i jashtëm. Mendojmë se kjo marrëveshje nuk i definon në kuptim të plotë raportet shqiptaro-maqedonase, andaj ne ofrojmë dhe tri shtyllat e programit tonë, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me arritjen e shtet-formësisë shqiptare në Maqedoni.” – theksoi kryetari Osmani gjatë një takimin me ambasadorin e Kroacisë në Shkup, Zllatko Kramariç.
Osmani u përqendrua edhe tek kontesti i emrit që Maqedonia e ka me Greqinë, me ç’rast ambasadorit kroat ia shprehu opinionin e tij se modeli i Kroacisë dhe Sllovenisë me të cilin u zgjidh kontesti, mund të shërbeje si model edhe për tejkalimin e kësaj situate që pengon integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike. (INA)

Wednesday, April 13, 2011

PARLAMENTARI AUSTRALIAN VIZITOJ KOMUNËN E MANASTIRIT

  Sot në Komunën e Manastirit qëndroi misafir Deputeti federal i shtetit Australian Luke Simkins. Ai në Manastir kishe ardhur për të vizituar qytetin nga ku në vendlindjen e tijë jetojnë shum banorë nga Manastiri e sidomos nga fshati Këshavë i banuar me Shqiptar dhe nga Ostreci gjithashtu i banuar me Shqiptar. Deputeti Australian Simkins gazetarit të redaksisë së Blogut "Bashkimi i Kombit" i deklaroi se ka ardhur për ta parë vendin të votëdhënësve të tijë të cilët dhe i përfaqson në Parlamentin Australian dhe i lëvdoj ata si njerëz të vyefshëm dhe puntorë të mirë, por dhe si rrespektues të ligjit Australian. Vlen të përmendim se Shqiptarët që jetojnë në Australi me shumicë jetojnë në Melburn, qytezën Dandeno ku janë të banuar vetm nga Këshava mbi 500 shtëpi shqiptare, veç tjerve.
  Megjithse kishte ardhur që ta vizitonte Këshavën, Kryetari i Komunës së Manastirit Vlladimir Talevski nuk i dha shansin që të takoheshte me fshatarët e Këshavës dhe ta vizitonte kët vendbanim të banuar vetëm me Shqiptar, sepse nuk e lejonte Egoja Nacionaliste e tijë, por e dërgoi në Zonën e lirë të Zhabjanit për të cilën Deputeti Australian nuk çfaqi ndonjë interes të veçantë.
  Në kët takim tek Kryetari i Komunës nuk pati bile as një përfaqsues të ftuar nga Partitë a Shoqatat Shqiptare këtu në Manastir.
  Deputetin e shoqëronte Konsulli Australian Zoran Kostovski. Nga dita e ardhëshme Deputeti Australian do tentojë të takohet edhe me Kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.
FLETORJA ZYRTARE
E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare
www.qpz.gov.al
 Nr.34  7 prill                    2011
P Ë R M B A J T J A
          
         Faqe
Ligj nr.10 394
datë 10.3.2011
Për ratifikimin  e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit  të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkësisë fetare
“Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për rregullimin e
marrëdhënieve të ndërsjella” ……………………………………  1191

Lajm: Vllazerija Ungjillore Shqiptare zyrtarisht eshte subjekt fetar ne Shqiperi.

Ne daten 7 prill 2011 u publikua ne fletoren zyrtare Ligj nr.10 394 datë 10.3.2011 Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të 
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bashkësisë fetare 
“Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë” për rregullimin e 
marrëdhënieve të ndërsjella”. 
I jemi mirenjohes Perendise qe e con deri ne fund, cdo pune te mire qe Ai vete e ka nisur!
PAPUNËSIA:  TË EKPLOROSH  “UJRAT E THELLA”  TË SË ARDHMES

Nga Rick Boxx
Për shkak të  papunësisë që, gjatë dy vjetëve të fundit, është bërë   shumë problematike në qytetin tonë,  gjithnjë e më shpesh më është dashur që t’i kushtoj kohë këshillimit të njerëzve në lidhje me fatet e karierave të tyre.  Humbjen e punës njerëzit e përjetojnë  në mënyrë tmerruese  e shkatërruese, por , nga ana tjetër kjo situatë përbën  një mundësi të shkëlqyer për të rivlerësuar veten, për të parë anët  e dobta dhe të forta të personalitetit si dhe për të reflektuar mbi qëllimin që i ka caktuar Perëndia jetës tënde.
Shpesh ndihmën nga unë njerëzit e kërkojnë gjatë procesit të kontakteve që ata bëjnë për të gjetur punë, por kam vërejtur se,  për fat të keq,  disa nuk kanë ide të qarta se cfarë pune ia ua ka ënda të bëjnë. Si mund të gjesh një punë të përshtëshme dhe shpërblyese në rast se nuk je në gjendje të dish se cfarë kërkon konkretisht dhe se çfarë je në gjëndje të bësh? 
Si rrjedhim, pjesa më efikase e bisedave të mia me këta njerëz ka të bëjë me ndihmën që unë iu jap që të zbulojnë se cila është thirrja e Perëndisë për të ardhmen e tyre.  Është interesant fakti se ky element as që u shkon ndërmend kur shprehin hallin e tyre, madje disa pyesin me habi: “ E c’hyn Perëndia këtu?” Kërkesa e  tyre vetme  është të dinë se sa pará  ose pozitë do të  mund të fitojnë me punën e re.
Në Bibël ne shohim se Perëndia është tepër i interesuar për atë çka ne bëjmë. Në fund të fundit ne jemi krijesa të Tij. “Unë të lavdëroj sepse unë jam krijuar në mënyrë të mrekullueshme; veprat e Tua janë të mrekullueshme, dhe  këtë gjë unë e di shumë mirë…të gjitha ditët që ishin caktuar për mua ishin shkruar në librin Tënd  para se ato të bëheshin realitet” (Psalmi 139:14-16).
Një pasazh tjetër nga Testamenti i Vjetër na tregon për planet e qarta që Perëndia ka për fëmijët e Tij:  “Kështu thotë Zoti, ‘sepse unë i di planet që kam për ju, plane për begatimin tuaj dhe jo për për të keqen tuaj, plane për t’ju dhënë  një shpresë dhe një të ardhme’ “(Jeremia 29:11).

Prandaj, kur dikush më takon apo më telefonon që t’a ndihmoj për t’i  gjetur punë, unë përpiqem të bëj dicka më shumë se sa thjesh t’a orientoj  për vende pune konkrete. Flas me të për interesat, ëndrrat dhe dëshirat që ka. Kjo nuk është gjithmonë e lehtë sidomos në rastet kur personi në fjalë nuk i kushton fort rëndësi këtyre gjërave. Por, sikundër na mëson  Fjala e Urtë  20:5 , "Motivet e zemrës së njeriut janë si uji i thellë, por njeriu me mend do të dijë të mbushë nga ai ujë.”
Dikur një miku im më pati thënë se dikush e kishte ndihmuar në mënyrë pak a shumë  të ngjashme me atë që përshkrova më lart.  E kishte filluar  këshillimin duke i bërë dy pyetje të mënçura e të lidhura me njëra tjetrën: “ Në rast se do ta zhdukje faktorin pará, a do të vazhdoje të bëje punën që bën?  Në rast se ke siguri se do të kesh aq pará sa të duhen, cfarë pune do deshe të bëje?”
Megjithëse duken të thjeshta, këto pyetje meritojnë vëmendje të thellë. Përgjigja e saktë ndaj tyre mund t’a çojë karierën tënde në drejtime nga më të paimgjinueshmet.
Prandaj,  në rast se je pa punë ose me një punë që nuk i përshtatet nivelit tënd ose ke ndonjë shok që është në kërkim të punës, mundohu që të mos japësh sygjerime të shpejta se ku duhet të kërkohet për të gjetur punë. Në rradhë të parë  kushtojini kohë zhytjes në thellësitë e motivimeve  që  Perëndia ka krijuar në zemrën e njeriut. Shpejt do të kuptoni që kjo nuk ka qenë aspak kohë e humbur. 

Copyright 2010, Integrity Resource Center, Inc. Adaptuar me lejen e "Integrity Moments with Rick Boxx," komente mbi cështje të integritetit moral në biznes nga këndvështrimi i Krishterë. Për të ditur më teper mbi Integrity Resource Center (IRC), ose për të përcaktuar se në cfarë mase ti vetë i ndjek parimet e Perëndisë në biznesin tënd, provo pa pagesë testin FIRE  në vebsajtin www.integrityresource.org.
CBMC INTERNATIONAL:  President: Robert Milligan
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
  Për cdo pyetje drejtohuni tek: www.cbmcint.org
Reflektim/Diskutime Pyetje

1. A ke menduar ndonjëherë shtruar se cili është qëllimi i Perëndisë për jetën tënde? Në rast se po, atëhere cili është ai?  Në rast se jo, ndoshta tani mund të jetë koha e përshtatëshme për ta bërë një gjë të tillë.
2. Shpesh thuhet se shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë, madje e urrejnë punën që bëjnë, pavarësisht se mund të kenë të ardhura të mira prej saj. Pse mendon se ndodh kjo?
3. Kur ka qenë hera e fundit që ke kërkuar që t’a ndërrosh punën ose  për shkak se ke mbetur pa punë, të gjesh një të tillë? A të ka shkuar mendja të pyesësh veten se çfarë do Perëndia që ti të bësh? Apo ky është një koncept krejt i ri për ty? Shpjegoje përgjigjen.
4. Bëji këto pyetje vetes, “ Në qoftë se nuk do t’a kisha problem cështjen e parave, a do të vazhdoja të bëja punën që po bëj? Në qoftë se kam sigurinë se do të kem aq para sa do të më duhen, cfarë lloj pune do të preferoja të bëja?” Si do t’i përgjigjeshe këtyre pyetjeve?