Wednesday, April 6, 2011

KOMENT - "PARTIT POLITIKE SHQIPTARE SHOHIN SEIR, ELEKTORATI I TYRE DUHANPRODHUES VDES NGA URIJA"

Partit Politike te Shqiptarve te Maqedonise jane indiferente ndaj problemit te blerjes se Duhanit te rekoltes se sivjetshme nga duhanprodhuesit. Edhe pse mbi 70% te duhanprodhuesve jane Shqiptare ne Maqedoni, deri tani askush nuk e ka ngrit zerin qe tu dal ne ndihme ketyre hallexhinjve qe po mundohen nje sezone te tere qe te lidhin skaj me skaj nga cmimi i vobekte i shitjes se duhanit.
Regjioni i Pellagonise eshte nje nder vendet kryesore ku prodhohet kjo kulture industrijale dhe ate e prodhojne me shumice popullata jomaqedonase qe jeton ne kete regjion, si Shqiptaret me 70%, Turqit, Boshnjaket, Torbeshet dhe Romet. Por, edhe pse ata jane ra ner halle, edhe keta te Pozites, edhe keta te Opozites shqiptare nuk i ka gjetiu qe te paraqiten para tyre.
Por jo vetem ne regjionin e Pellagonise qe Shqiptaret punojne duhan. Me te merren edhe Shqiptaret e Velesit, edhe ata te Likoves, edhe ata te Studenicanit, Zelenikoves e gjetke.
Paftyrsija e Prezententve te Popullit ne Parlamentin Maqedonosllav, rrine te habitur si bisha te egra dhe askush nga ata nuk doli ne foltoren e Parlamentit te flas per hallet e tyre (duhanprodhuesve). Disa nga ata bile dolen jashte tek duhanprodhuesit qe protestonin sa te fitojne ndonje pike politike per vota e hic me teper. jo se i dhibi dhembi per ata hallexhinje, por sa per ti pa se jane aty.
Disa, bile aq me arrogance dalin para duhanprodhuesve Shqiptare, sa qe nuk turperohet qe del. Sepse me biznesin e tije qe e ka aspak nuk po u ndihmon Shqiptarve, por bashkepunon me Sllavet dhe te tjerit, duke hapur dyqane nga Manastiri, ku ne vend qe te punesoje Shqiptare te ato, ai ka punesuar bashk me te vellaun joshqiptar si magazionista, shites, por ja fundja dhe si hamalla.
O zoterinje, Kujti shitni ju dushk per gogla atje. Cfar fitimi kan Shqiptaret prej jush te gjorit?! Ju jeni monstrumizuar deri ne pamase. Nuk ju besojne me ata. U vetdisuan o Barona te Mafijes. Nuk ju deshirojne me, e keni te qarte. Ja po u flasin haptas ne Crnilishte, ne Zhitosh e gjetiu. Shporruni...po ju thone!!!

Tuesday, April 5, 2011

QASJA ËSHTË GJITHCKA

Përqëndrou në gjërat pozitive dhe jo në rrethanat negative.  Jetojmë në një botë që përgjithësisht dominohet nga lajmet e këqia dhe që është plot dëshpërim.  Për të mbijetuar duhet të përqëndrohemi në ato gjëra që sjellin shpresë. “…të gjitha gjërat që janë të vërteta, të gjitha gjërat që janë të ndershme, të gjitha gjërat që janë të drejta, të gjitha gjërat që janë të pastra, të gjitha gjërat që janë të dashura, të gjitha gjërat që janë me famë të mirë, të virtutshme e të lëvdueshme, këto mendoni” Nga Robert J. Tamasy

“Ke qasjen e duhur për ta përballuar këtë.”  “Duhet patjetër  të ndryshosh qasjen. E ke jo të mirë!” Këto dy përcaktime janë diametralisht të kundërta me njëra tjetrën, por na bëjnë të mendojmë për vlerën e qasjes në mënyrën se si përballojmë përgjegjësitë në punën e përditëshme. Në qoftë se ke arësimin e duhur, ke aftësitë e duhura, ke përvojë dhe të jepen edhe mundësitë, normalisht duhet që suksesi të mos mungojë.

Por nuk është gjithmonë kështu. Njerëzit mund të kenë të njëjtin arësimim, të marrin pjesë në të njëjtët kurse trajnimi, të kenë aftësi dhe  mundësi të ngjashme, e megjithatë dikush ka sukses e dikush tjetër dështon. Çfarë i dallon këta nga njëri tjetri? Në shumë raste përgjigja e kësaj pyetje përmblidhet në një fjalë: Qasja. 

Autori Charles Swindoll (Çarlz Suindoll) e përcakton kështu: “10 përqind e qasjes është ajo çka të ndodh ty dhe 90 përqind e saj është se si ti reagon ndaj asaj që të ndodh”. Viktor Frankl, një neurolog dhe psikolog austriak, i cili ka shkruar mjaft në lidhje me mbijetesën në kampet naziste të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, ia dedikon aftësinë e tij për të mbijetuar (ndërsa shumë të tjerë vdiqën) mënyrës se si njeriu e përcakton qasjen e vet ndaj situatave të caktuara.

Shumë mjekë pranojnë se qasja individuale e pacientëve (më shumë se sa kujdesi mjekësor) mund të jetë faktori vendimtar për të pasur pasoja të mira pas ndonjë operacionin kirurgjikal ose pas ndonjë sëmundjeje të rrezikshme. Katër vjet më parë unë bëra një operacion në zemër. Para se të fillonte operacioni, unë e ndava mendjen se do të bëja gjithçka për t’u shëruar, përfshirë këtu edhe një proçes të mundimshëm ushtrimesh fizike. Sot mund të them se, pikërisht në sajë të atij vendimi, unë gëzoj shëndet të mirë. 

Si mund të zbatohet kjo teori e “qasjes? në vendin e punës. Në rast se të ofrohet një punë e re,  ti ke mundësinë për ta kryer me sukses vetëm në qoftë se e merr me entusiazëm dhe me dëshirën për të mësuar cdo detaj të saj.  Kjo nuk do të thotë se do ta kesh fare të lehtë dhe pa probleme, por ato tejkalohen vetëm duke e nisur cdo ditë me optimizëm dhe besim. 

Njerëzit që kanë një marrëdhënie intensive me Perëndinë zakonisht demostrojnë qasje të mira edhe në botën e sotme, ku biznesi është kaotik dhe i paparashikueshëm. Lutjet, urtësia e Biblës dhe parimet biblike janë për ta burime energjie që (Filipianëve 4:8).

Duke u përballur me fatkeqësira, ne pajisemi me urtësi nga Perëndia. Nganjëherë gjëndemi në situata të dëshpëruara  ku nuk mundemi t’u japim drejtim gjërave. Perëndia na premton  “ Po në qoftë se ndonjerit nga ju i mungon urtia, le ta kërkojë nga Perëndia që u jep të gjithëve pa kursim e pa qortim, dhe atij do t’i jepet.” (Jakobit 1:5).

Egziston për këdo një plan i përkryer, edhe kur ndodhemi në vështirësi.  Ka raste kur është vështirë të shpjegohen fatkeqësitë që na ndodhin. Po ata që besojnë Perëndinë kanë sigurinë se Ai i di problemet e tyre dhe se po i përdor ata për qëllimet e veta hyjnore. “Dhe ne e dimë se të gjitha gjërat bashkëveprojnë për mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që janë thirrur sipas qëllimit të Tij” (Romakëve 8:28).


Robert J. Tamasy eshte nenpresident per Komunikimin i  Leaders Legacy, Inc., nje shoqate jo fitimprurese me baze ne Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran ne gazetarine profesioniste prej me shume se 38 vjetesh, ai eshte autor i librit Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press) dhe eshte bashkeautor me David A. Stoddard ne vepren The Heart of Mentoring: 10 Proven Principles for Developing People to Their Fullest Potential (NavPress). Per me shume informacion shiko www.leaderslegacy.com ose blogun e tij, www.bobtamasy.blogspot.com.



CBMC INTERNATIONAL: President: Robert Milligan,
1065 N. 115th Street, Suite 210 ▪ Omaha, Nebraska 68154 ▪ U.S.A.
TEL.: (402) 431-0002 ▪ FAX: (402) 431-1749 ▪ E-MAIL: info@cbmcint.org
Ju lutemi adresoni cdo kerkese tek: www.cbmcint.org

 

 

 

Reflektim/Diskutim Pyetje





1.         A njeh ndonjë që të frymëzon me qasjet e tij optimiste dhe pozitive? Cfarë mendon për individët që kanë qasje negative? 


2.       Si e përcakton veten – si person me qasje pozitive apo e kundërta? Me fjalë të tjera, a je “një gotë” e mbushur gjysmë plot apo një “gotë” gjysmë bosh. Si ndikon kjo në qasjen tënde ndaj punës së përditëshme?



3.       A mendon se qasja pozitive ndaj problemeve e lehtëson zgjidhjen e tyre? Shpjegoje përgjigjen.



4.                 Më sipër u tha se një marrëdhënie intensive me Perëndinë ndihmon për të pasur qasje pozitiviste. A pajtohesh  me këtë pohim. Pse ose pse jo?



SHËNIM: Në rast se e ke Biblën dhe do të deshe të lexoje pasazhe të tjerë në lidhje me këtë temë, shiko si më poshtë:

Jeremia 29:11, 33:3; Romakëve 5:1-5; Efesianëve 3:20; Jakobit 1:2-8; 1 Gjoni 4:4

Saturday, April 2, 2011

Vera si Vera...

Puna e nje gazetari kur ai eshte jasht vendit...

Lëvizja për Shqipërinë e shqiptarëve të Maqedonisë

imageXhezair Shaqiri -Hoxha ka vendosur t’u bashkangjitet ideatorëve tjerë kombëtarë në lëvizjet për përmirësimin e statusit të shqiptarëve të Maqedonisë.
"Shqiptarëve u nevojitet një bashkim, një Lëvizje gjithë popullore shqiptare nga Maqedonia, e cila do t’i mbrojë interesat e popullit që po shkelen vazhdimisht. Shqiptarëve u nevojitet një Shqipëri e shqiptarëve të Maqedonisë. Ka disa muaj që kemi pasur kontakte të shumta me parti të ndryshme të shqiptarëve të Maqedonisë, intelektualë dhe shoqata joqeveritare, me të cilat kemi rënë dakord që të formohet një Lëvizje për bashkim, ku në platformën e saj do të parashihen gjitha kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë", tha Hoxha.
Së shpejti do të dilet me një Platformë që do t’iu ofrohet shqiptarëve të Maqedonisë, ku do të ftohet elektorati shqiptar të votojë për një parlament të shqiptarëve të Maqedonisë.
"Ne nuk na intereson rroga e Kuvendit të Maqedonisë, por për t’i mbrojtur interesat shqiptare, ne do të formojmë një Kuvend të shqiptarëve të Maqedonisë në Shkup. Shqiptarët e Maqedonisë nuk ju intereson të hyjnë në NATO ose në BE pa i gëzuar të drejtat e tyre elementare në shtetin ku jetojnë. Marrëveshja e Ohrit nuk është përfunduar dhe ne konsiderojmë se Marrëveshja e Ohrit është varrosur nga LSDM, VMRO dhe aleatët e tyre shqiptarë. Andaj, nëse marrim mandatin e popullit, kjo lëvizje do ta kushtëzojë qeverinë e Maqedonisë që brenda një muaji të përgatit një Marrëveshje të re shqiptare –maqedonase", tha Hoxha.
Ai tha se do të formohen edhe institucione paralele. "Jemi të vetëdijshëm se maqedonasit nuk do ta pranojnë këtë veprim pasi nuk e kanë pranuar edhe deri më tani, por ne do të vazhdojmë me hapa të tjerë konkret duke formuar edhe institucione paralele të shqiptarëve të Maqedonisë", tha Hoxha.
Gjëja e parë që shqiptarët do të kërkojnë nga taksa paguesit shqiptar do të jetë refuzimi i tatimit dhe kontributeve të tjera ndaj shtetit të Maqedonisë, pasi as përqindja më e vogël nuk investohet në dobi të shqiptarëve, përveç disa renovimeve të shkollave, disa metrave asfalt nëpër fshatra, etj. Me miliarda euro në vit të taksapaguesve shqiptarë, po ndërtohen kisha, manastire, përmendore dhe financohen projektet të ndryshme si Shkupi 2014. Këtyre projekteve anti shqiptare duhet t’iu vij fundi përgjithmonë.
"Maqedonia mund të ekzistojë vetëm si shtet dyetnik, si shtet i dy popujve shumicë, i maqedonasve etnik dhe shqiptarëve. Përkrahës dhe ideator të kësaj Lëvizje gjithë popullore shqiptare që pritet të promovohet së shpejti janë Xhezair Shaqiri, Bardhyl Mahmuti, disa intelektual të përkushtuar që punojnë për kauzën shqiptare, shoqata joqeveritare etj", tha Hoxha, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë që në këtë projekt të jenë të gjitha subjektet shqiptare të cilat deri tani nuk kanë mundur t’i lëvizin punët në favor të elektoratit shqiptar.

Shuhet Baba Reshat Bardhi

Shuhet Baba Reshat Bardhi
Në moshën 76 vjeçare është ndarë nga jeta Haxhi Dede Reshat Bardhi, kryegjyshi botëror, pas një periudhe të gjatë qendrimi në shtrat si pasojë e një sëmundjejë të rëndë. (UPDATE)
Prej disa kohësh problemet shëndetësore e kanë detyruar që të mos ushtronte aktivitetin në krye të krygjyshatës.

Në vitin 2000, kreu i Kryegjyshatës ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e cila do të pasohej nga një ndërhyrje tjetër në 2004-n.

Operacionet janë kryer në Amerikë dhe kanë rezultuar të suksesshme.

Por kush është Haxhi Dede Reshat Bardhi, njeriu që ka qenë për 18 vjet në krye të kryegjyshatës botërore bektashiane?

Haxhi Dede Reshat Bardhi u lind më 4 mars të vitit 1935 në fshatin Lusëm të Kukësit.

Më 1954 u dorëzua dervish tek kryegjyshi botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj.

Gjatë viteve 1958 – 1967 ka qënë i internuar së bashku me Dede Ahmetin në Drizar të Mallakastrës dhe më pas për 23 vite ka punuar në Ndërrmarjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Tiranë.

Haxhi dede Reshat Bardhi me 1991 ka bërë peligrinazhin tradicional islamik në qytetin e shenjtë të Mekës ku dhe ka fituar titullin “haxhi”. Po atë vit, me ndihmën dhe bashkëpunimin e Nënë Terezës, rihapi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane.

Më 20 korrik 1993 organizon dhe drejton kongresin e gjashtë bektashian, ku shpallet kryegjysh botëror i bektashinjve.

Këto 14 vitet e fundit pas përmbysjes së regjimit komunist, nën kujdesin personal të Dede Reshatit janë hapur e vënë në shërbim të besimtarëve bektashianë rreth 120 objekte kulti, duke realizuar kështu një ringjallje të vërtetë e të fuqishme të besimit bektashian në vendin tonë.

Në këto vite është nderuar në vendin tonë me tituj të ndryshëm si: Qytetar Nderi i Qarkut të Beratit, Kukësit, të Krujës, të Bulqizës, të Martaneshit dhe në mars të vitit 2005, me rastin e 70 vjetorit të ditëlindjes nga presidenti i Republikës iu dha urdhëri “Naim Frashëri i Artë”.