E vetmja shkollë në Pellagoni 10 vite po ndërtohet
Mirëpo, që në start këto paralele me mësim në gjuhën shqipe hasën në probleme sepse së pari nuk pranonte Gjimnazi i Krushevës, “Nikolla Karev” që kjo paralele të punonte në suaza të kësaj shkolle, dhe u deshtë që shkolla e mesme “Mirko Milevski” ta bënte këtë, si problem tjetër u paraqit dhe ai hapësinorë dhe kadrovik.
Problemi me kuadrot disi u zgjidh sepse udhëtonin nga Kerçova profesorë që të zhvillohej procesi edukativo-arsimorë, por si zgjidhje hapësinore solomonike ishte shkolla fillore e fshatit Zhitosh të komunës së Dollnenit, i cili fshat asaj kohe ishte Komunë më vete me ndarjen e parë territoriale.
Por duheshe që të zgjidheshe problemi hapësinor që nxënësit të ndaheshin ato të shkollës së mesme prej atyre të fillores.
Dhe Qeveria e atëhershme ku bashkëqeveriste PPD-ja solli vendim për ndërtim të godinës shkollore po në këtë fshat. Tri herë u ndërrua plani dhe lokacioni, dhe më në fund u vendos që të zgjidheshe vendi ku sugjeronin udhëheqësit e Pushtetit Lokal të Komunës së atëhershme të Zhitoshës.
Godina ka filluar të ndërtohet para plot 10 vitesh dhe akoma nuk është mbaruar ndërtimi dhe ndërtesa nuk është future në funksion edhe pse që atëherë janë ndërruar disa qeveri të ndryshme ku kemi patur dhe Ministra Shqiptar të Arsimit.
Kurse në ndërtesën e shkollës së vjetër tetvjeçare “Lirija” në Zhitosh tani e mbi 10 vite po punohet në tre ndrime, kurse ndërtesa nuk i plotëson kushtet as për filloristët e lëre më për ata nxënës të shkollës së mesme.
Në paralelet e Gjimnazit të Zhitoshës tani vinë nxënës nga 5 tevjeçare dhe çdo vit ka të paktën nga 3 klasa kështu që atje në at ndërtesë të vjetër s’ka vend për mësim klasorë e jo më për mësim kabinetik.
Sipas fjalëve të Përgjegjësit të paraleleve të gjimnazit z. Nuri Rrustemi, vështirësitë ekzistojnë dhe po thellohen sepse numri i nxënësve vjen duke u rrit dhe kushtet zvogëlohen për punë, por është optimist se në shtator kur duhet të fillojë viti i ri shkollorë 2011-2012, do të niset me punë në objektin e ri, mirëpo edhe ai nuk është aq optimist sepse kanë mbetur dhe shumë punë përbrenda objektit pa u realizuar sa i përket enterierit dhe infrastrukturës përcjellëse në at Godinë.
Prindërit të revoltuar nga kjo situate patën dhe një protestë para do kohësh që të ndahen nxënësit të fillores nga këta të Gjimnazit, por si] deklaruan disa nga ata, interesi i Kërçovës që ta ketë nën kontroll punën e paraleleve është i qartë dhe prandaj nuk vjen deri te ndarja në ndërtesën e re sepse plotësohen kushtet për shkollë më vete kjo e Zhitoshës.
Në kohë të fundit janë paraqitur dhe dukuri të pahishme me martesat e hershme kur nxënësit e Gjimnazit dashurohen dhe martohen me vajza nga klasat e shtata dhe të teta, dhe u andërpresin shkollimin me martesën. (Fërgim Demiri/INA)
No comments:
Post a Comment